Davies thotë se Musiala do të jetë fitues i Topit të Artë një ditë

Lojtari i Bayernit, Alfonso Davies ka parashikuar se Jamal Musiala do ta fitojë Topin e Artë në të ardhmen pasi, sipas kanadezit, Musliasas iu ‘grabit’ trofeu Kopa për U-21.
Adoleshenti i Barcelonës, Gavi, mori çmimin përpara Eduardo Camavinga, me Musiala që u rendit në vendin e tretë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të hënën në mbrëmje.
Ishte një rezultat që shefi i Bayern-it, Julian Nagelsmann, e kundërshtoi, duke thënë se “në sytë e mi, Jamal Musiala, si dhe Jude Bellingham, kanë luajtur një sezon më të mirë se Gavi”.
Ndërkohë, Musiala e ndihmoi Bayernin në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe e ka nisur këtë sezon në formë fantastike, duke shënuar pesë gola dhe pesë asistime në 10 paraqitje në Bundesligë.
Dhe rezultati ishte qartazi diçka që i riu tjetër Alfonso Davies, e kundërshtoi, pasi kanadezi shkroi në Tëitter për të parashikuar se gjermania në të ardhmen do ta fitojë Topin e Artë.
/Shqip.com