Higuain shpërthen në lot, Napoli me mesazh të veçantë

Argjentinasi Gonzalo Higuain është në mesin e sulmuesve që ka luajtur në skuadra të mëdha dhe që ka lënë gjurmë kudo që ka luajtur.
“Pipita” e ka luajtur ndeshjen e tij të fundit si futbollist profesionist me Inter Miamin dhe në fund shpërtheu në lot.
Ai ka luajtur në disa skuadra, por shkëlqimin më të madh e pati te Napoli, ku u shndërrua në idhullin e tifozëve napolitanë.

Pavarësisht se nuk ishte larguar mirë nga klubi i kaltër dhe tifozët e kritikuan shumë pas kalimit te rivali i përbetuar, Juventus, Napoli i dedikoi një shkrim argjentinasit.
“Faleminderit për emocionet e jetuara së bashku dhe paç fat, Pipita!”
Higuain ka bërë karrierë te: River Plate, Real Madrid, Napoli, Juventus, Chelsea, Milan, Inter Miami, ndërsa për Kombëtaren e Argjentinës ka luajtur në 75 ndeshje dhe ka shënuar 31 gola.
/Shqip.com