Lajme

Gërvalla sot flet para Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë ditës së sotme do të flas para Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Gjatë këtij takimi, ministrja Gërvalla do t’i paraqesë të arriturat e Republikës së Kosovës, sfidat me të cilat përballet, sukseset në fushën e ekonomisë dhe sundimit të ligjit, reformat në fusha të ndryshme si dhe perspektivën e vendit.

Keshilli i Sigurimit

Seanca e Këshillit të Sigurimit të OKB-së do të mbahet duke nisur nga ora 15:00 (21:00 sipas orës lokale në Kosovë).

/Shqip.com