Sport Ndërkombëtar

Tottenhami me mungesa të mëdha kundër United

Antonio Conte

Antonio Conte ka konfirmuar se Tottenham do të jetë pa sulmuesin brazilian Richarlison për ndeshjen e tyre në Premier League kundër Manchester United të mërkurën mbrëma.

Richarlison, 25 vjeç, është përjashtuar me një problem këmbë.

Pavarësisht se i kushton Tottenhamit rreth 58 milionë euro, Richarlison ende nuk e ka shënuar golin e tij të parë në vend për klubin, por ai ka qenë një formacionin bazë të tyre së bashku me Son Heung-min dhe kapitenin e Anglisë, Harry Kane.

Megjithatë, ai nuk do të luajë kundër United.

Por ai nuk do të jetë lojtari i vetëm që mungon, pasi Conte nuk do të ketë në dispozicion as suedezin Dejan Kulusevski.

Tottenham e tretë në Premier League, derisa Manchetser United është në vendin e pestë.

/Shqip.com