Pamjet nga Kosova do të jenë pjesë e “Katar 2022”
Publikuar:
(17.10.2022 17:35:55)

Edhe pse Kombëtarja nuk është kualifikuar në Kampionatin Botëror, një pjesë e Kosovës do të shfaqet më Katar.
Kjo pasi që Drejtoria për Shërbime Publike në Komunën e Gjakovës ka njoftuar se do të zhvillohen disa video-xhirime në këtë qytet për FIFA Kampionatin Botëror KATAR 2022.
Përmes një njoftimi Komuna ka bërë të ditur se disa rrugë do të mbyllen për realizimin e xhirimeve.
“Njoftojmë qytetarët se nesër do të bëhet ndalimi i përkohshëm i qarkullimit të automjeteve me qëllim të realizimit të xhirimeve të video-spotit për FIFA Kampionatin Botëror Katar 2022”, thuhet në njoftim.



Kupa e Botës fillon më 20 nëntor, me ndeshjen e parë që zhvillohet ndërmjet Katarit e Ekuadorit.
/Shqip.com