Zyrtari policor përfshihet në aksident trafiku, suspendohet nga detyra

Gjatë mbrëmjes së djeshme, një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare është përfshirë në një aksident në rrethinën e Suharekës.
Me të marrë informatën Inspektorati Policor ka dal në vend të ngjarjes edhe ka marr vendim që zyrtari policor të suspendohet nga detyra.
“Dje në orët e mbrëmjes IPK është informuar se në rrethinën e Suharekës ka ndodhur një aksident i trafikut ku në aksident është i përfshirë një zyrtar policor me veturë civile dhe jashtë detyrës zyrtare. Pas pranimit të kësaj informate, IPK menjëherë i është përgjigjur rastit përderisa personi i lënduar në këtë aksident është dërguar për tretman mjekësor. Zyrtarit policor është suspenduar përkohësisht” thuhet në njoftimin e IPK-së.
Po ashtu është bërë e ditur se rasti sipas urdhrit të Prokurorit do të trajtohet sipas procedurës së rregullt si dhe veprime të tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.
/Shqip.com