Vriten 11 persona në një sulm në një terren stërvitor ushtarak nga Rusia

Persona të armatosur kanë vrarë 11 persona në një sulm në një terren stërvitor ushtarak rus të shtunën.
Gjatë një seance stërvitore me armë zjarri, dy burra hapën zjarr ndaj një grupi që kishte dalë vullnetar për të luftuar në Ukrainë, raporton BBC.
Sulmuesit ishin nga një ish-republikë sovjetike, tha ministria ruse e mbrojtjes, por nuk dha detaje të mëtejshme. Ata gjithashtu u qëlluan për vdekje gjatë incidentit në rajonin Belgorod të Rusisë, i cili kufizohet me Ukrainën.
15 persona të tjerë u plagosen. Guvernatori lokal tha se asnjë banor i rajonit të Belgorod nuk ishte vrarë apo plagosur në sulm.
Por më vonë, të dielën, ata njoftuan se tre persona ishin plagosur gjatë sulmeve me raketa në Belgorod City.
Javën e kaluar, Putin njoftoi se më shumë se 200,000 njerëz ishin mobilizuar tashmë dhe ai nuk pa nevojë për mobilizim shtesë.
/Shqip.com