Sport Ndërkombëtar

Drake me bast marramendës për fitoren e Barcelonës dhe Arsenalit

Këngëtari i njohur Drake ka shumë besim në suksesin e Barcelonës e Arsenalit.

Drake do të fitojë mbi 2.8 milionë euro, nëse të dy Arsenali dhe Barcelona fitojnë ndeshjet e tyre përkatëse të dielën, pasi vuri një basti prej mbi 500 mijë euro.

Sensacioni muzikor ka vënë bast që Barcelona të fitojë El Clasico kundër Real Madridit dhe Arsenal të mposhtë Leeds United.

Nëse të dyja rezultatet shkojnë në rrugën e tij, ai do të fitojë mbi 2.5 milionë funte.

Barcelona, ​​e cila sponsorizohet nga Spotify, do të dalë në fushë të dielën e veshur me një fanellë speciale me logon e bufit të përdorur nga shtëpia diskografike e Drake, OVO.

Kjo bëhet për të festuar Drake, që bëhet artisti i parë që ka mbledhur mbi 50 miliardë transmetime në Spotify.

/Shqip.com