Një i lënduar nga aksidenti në mes veturës dhe trenit në Drenas
Publikuar:
(16.10.2022 11:26:53)

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti në mes të trenit dhe veturës në Drenas.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas Ahmetit, ngjarja ka ndodhur në fshatin Baicë të Komunës së Drenasit.
“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në fshatin Baicë të Drenasit. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person”, tha Ahmeti.
Sipas Ahmetit, personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërsa lidhur me rastin po merren Njësiti i Trafikut Rrugor.
/Shqip.com