Lajme

Ambasadori Hovenier: Kushtetuesja ka vendosur për Manastirin e Deçanit, vendimi duhet zbatuar

Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë
Jeffrey Hovenier, ambasadori i ShBA-së në Kosovë

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se rreth Manastirit të Deçanit, ka vendosur më së miri Gjykata Kushtetuese.

Sipas tij, vendimi duhet zbatuar dhe se kjo është çështje e shtetit ligjor.

“Kjo nuk është diçka që duhet negociuar apo diskutuar në këtë moment, ndodhi, por gjykata vendosi. Në demokraci ju ndiqni vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, është shprehur Hovenier.

Përveç vendimit të gjykatës, Kosova obligohet rreth manastirit edhe përmes Pakos së Ahtisaarit.

“Unë isha pjesë e ekipit që ndihmoi në zhvillimin e planit të Ahtisaarit, ne ishim shumë të fokusuar në atë atëherë dhe mbetemi të fokusuar. Shtetet e Bashkuara dhe besoj se mund të flas për partnerët tanë, ndjejnë shumë fuqishëm se Kosova duhet të jetë një vend multietnik, shtet në të cilin të gjithë qytetarët, pavarësisht nga përkatësia etnike, mund të jetojnë në kushte dinjiteti dhe sigurie, po ashtu besojmë se si pjesë e procesit të Ahtisaarit dhe gjërave tjera kemi obligimet e Qeverisë së Kosovës lidhur me statusin e kishës”, ka thënë ambasadori Hovemoer.

Qeveria e Kosoves në vazhdimësi, ashtu siç kanë vepruar edhe qeveritë në të kaluarën është duke hezituar të zbatoj vendimin e Gjykates Kushtetuese, sa i përket Manastirit të Deçanit.

Ndryshe, thirrjet për respektim të vendimit të gjykatës, kanë qenë të vazhdueshme edhe nga përfaqësuesit e shteteve tjera që veprojnë në Kosovë./SHQIP.com/

/Shqip.com