Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj bashkojnë forcat për këngën e re
Publikuar:
(15.10.2022 16:17:03)

Dy artistët e njohur të skenës së muzikës, Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj kanë paralajmëruar se do të vijnë me një bashkëpunim.
Projekti muzikor është paralajmëruar përmes rrjetit Instagram.
Kënga e re do të titullohet “Copa Copa”, por se dyshja nuk kanë dhënë ndonjë datë se kur do të lansohet.
Dafina Zeqiri në Instagram ka shkruar se plani i tyre për bashkëpunim nuk ka ardhur tash, por se e kanë planifikuar tash e shumë vite.
“Që sa vite flasim për një bashkëpunim dhe më në fund ia dolëm. A jeni gati”, ka shkruar Zeqiri në postimin e shpërndarë me afro dy milionë ndjekësit./SHQIP.com/
/Shqip.com