Lajme

Besnik Tahiri: Kosova është tregim suksesi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, është duke qëndruar në Bruksel tash e disa ditë në kuadër të vizitës së delegacionit parlamentar.

Përmes rrjetit Twitter, ai është lajmëruar përmes një video, duke thënë se po përmbyllet një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

“Kosova është tregim i suksesshëm dhe duhet të mburremi me vetveten. Këtë duhet ta argumentojmë në organizatat ndërkombëtare dhe kudo që jemi prezent”, ka shkruar Tahiri.

Sipas tij ishte moment i veçant kur delegacioni i Kosovës e mori fjalën për herë të parë në Asamblenë Parlamentare.

“Kemi një mbështetje të madhe nga vendet më demokratike në Evropë edhe deputetëve që vijnë nga shtetet që nuk na njohin. Kosova e ka vendin në këtë institucion”, ka thënë Tahiri.

Kujtojmë se nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, para dy ditësh, për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, i është drejtuar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Ajo foli për demokracionë në Kosovë e rajon, si dhe për luftën në Ukrainë./SHQIP.com

/Shqip.com