Lajme

Dështon emërimi i drejtoreshës së Radio Kosovës

Radio Televizioni i Kosovës (RTK)
Radio Televizioni i Kosovës (RTK)

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën nuk u miratuar propozimi për emërimin në pozitën e drejtoreshës së Radio Kosovës, Florije Durmishin.

Siç ka njoftuar RTK, për propozimin në fjalë, katër vota kanë qenë kundër dhe katër pro.

“Me katër (4) vota PËR dhe katër (4) vota KUNDËR nuk miratoi propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, për emërimin e znj. Florije Durmishi në pozitën e drejtoreshës së Radio Kosovës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në këtë mbledhje është votuar edhe për një pozitë tjetër menaxheriale të RTK-së si dhe është bërë emërimi i një anëtari të jashtëm të Komitetit të Auditimit të Brendshëm.

“Me shtatë (7) vota për miratoi propozimin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së për emërimin e z. Alban Fetahu në pozitën Udhëheqës i Shërbimeve të Përbashkëta në RTK; Me tetë (8) vota PËR emëroi znj. Fatime Jahiu në pozitën e anëtares të Komitetit të Jashtëm për Auditim të Brendshëm të RTK-së”.

Për më tepër, Bordi i RTK-së ka diskutuar edhe për shumë çështje të tjera rreth operimit aktual të RTK-së dhe rreth planeve për zhvillimin e transmetuesit publik.

/Shqip.com