Ushtria në Burma e liron nga burgu murgun budist i njohur për retorikën anti-myslimane
Publikuar:
(07.09.2021 08:54:48)

Ushtria e Burmas e ka liruar murgun Budist Ashin Wirathu, i njohur për retorikën e tij nacionaliste dhe anti-myslimane.
Ai ishte akuzuar më parë për rebelim kundër qeverisë civile, e cila që atëherë është rrëzuar nga një grusht shteti ushtarak, shkurtin e këtij viit.
Ashin Wiratthu është i njohur për pikëpamjet e tij pro-ushtarake, raporton BBC, transmeton Shqip.com
Ai është quajtur “Budisti Bin Laden” për fjalimet e tij që synonin myslimanët.
Vitet e fundit ai ishte shfaqur në mitingje pro-ushtarake duke mbajtur fjalime nacionaliste dhe duke kritikuar udhëheqësen e atëhershme Aung San Suu Kyi dhe qeverinë e saj.
Në vitin 2019 ai u akuzua për nxitje të “urrejtjes dhe përbuzjes” kundër qeverisë civile. /Shqip.com