15 raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Publikuar:
(12.10.2022 08:15:39)
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në Kosovë janë edhe 15 raste aktive me COVID-19.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, vetëm në 24 orët e fundit janë konfirmuar tre raste të reja me COVID-19.
Megjithatë, gjatë kësaj dite nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes si dhe është shëruar vetëm një person.
Vaksinimi i qytetarëve është duke vazhduar. Gjatë kësaj dite janë dhënë 20 doza të vaksinës kundër COVID-19.
MSH-ja së bashku me IKSHPK-në kanë apeluar tek qytetarët që të vazhdojnë vaksinimin dhe të ju përmbahen masave në luftimin e COVID-19.
/Shqip.com