Lajme

Haziri ironizon me VV-në: Për herë të parë në Kosovë nuk ka parti politike që është kundër dialogut

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.


Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka folur për dialogun me Serbinë dhe se si duhet të jetë marrëveshja finale.

Haziri e ka përmendur një fakt të rëndësishëm se për herë të parë në Kosovë nuk ka parti politike, lëvizje apo edhe grup parlamentar që është kundër dialogut.

“Kryeministri Kurti e ka mbështetjen. Për herë të parë nuk kemi dikë që është kundër dialogut nga skena politike. Gjithashtu tash nuk po kërkohen transkripte të marrëveshjeve, por ato bëhen tani në Twitter, ashtu si Borrelli në marrëveshen e fundit që e ka njoftuar në Twitter”, tha Haziri.

Sipas nënkryetarit të LDK-së, marrëveshja duhet të jetë juridikisht e qartë.

“Është propozuar që Kosovës t’i jepet status i veçantë e jo i qartë, me të cilin Serbia do të pajtohej, që Kosova të integrohej në organizatat ndërkombëtare. Por ajo që e kishte thënë ish- presidenti Ahtisari me gjuhë të plotë e të qartë ishte se ‘nuk ka gjysmë shtatzëni, pra ose duhet të lind një shtet ose nuk do të lind asgjë”, ka thënë Haziri.

Kujtojmë se gjatë ditës së sotme, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar biseda telefonike me Kurtin dhe Vuciq, duke e përsëritur nevojën për arritjen e marrëveshjes finale mes dy shteteve./SHQIP.com

/Shqip.com