Lajme

Biseda telefonike Kurti-Blinken, prioritet mbetet marrëveshja me Serbinë


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes Twitterit ka njoftuar se sot gjatë ditës ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Temë e bisedimeve kanë qenë raportet e Kosoves dhe Serbisë.

Kurti ka shkruar se e ka njoftuar Blinken për nevojën e intensifikimit të dialogut me Serbinë, drejtë një marrëveshje që e ka në qender njohjen reciproke.

Kjo telefonatë vjen kur Kosovës dhe Serbisë po i bëhet presion që të arrihet një marrëveshje finale dhe të përfundoj një proces që ka filluar tash e 10 vite.

Kurti ka shkruar gjithashtu se gjatë bisedës telefonike e ka njoftuar Sekretarin Blinken për progresin e vazhdueshëm në Kosovë./SHQIP.com

/Shqip.com