FC Ballkani njofton për transferimin e ri
Publikuar:
(06.09.2021 17:55:27)

Ballkani e ka konfirmuar transferimin e Arens Matelit.
Ai ka nënshkruar një kontratë trevejçare me klubin suharekas.
Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranës dhe Kukësit në Shqipëri.
“Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, thuhet në komunikatë. /Shqip.com