Lajme

Arrestohet i dyshuari që vrau 16-vjeçarin për një orë Rolex në Lezhë

Mariglen Gjonaj i cili ishte zhdukur që nga viti 2015 Policia e Shtetit të Shqipërisë ka arritur të konfirmoj se është vrarë.

Siç raporton ABC News Albania, drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati në një deklaratë tha se mbetjet kërcore u gjetën në Lezhë dhe ishin pikërisht të 16-vjeçarit i cili ishte zhdukur rreth shtatë vjet më parë.

Ndërsa, i dyshuari për vrasjen e 16-vjeçarit është Kristjan Cenaj i cili është ndaluar nga Policia gjatë ditës së djeshme.

“Policia konfirmon sendalimi tij Cenajt është bërë pasi më datë 18.05.2015, Kristjan Cenaj dyshohet se ka vrarë të miturin 16-vjeçar Mariglen Gjonaj, për përfitim pasuror, konkretisht vjedhjen e disa sendeve me vlerë, si orë dore e markës Rolex dhe varëse floriri etj, që i mituri i ka pasur me vete ditën e ngjarjes kur është zhdukur”, thuhet në njoftimin e PSH-së.

Në konferencën për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, Vehbi Bushati thotë se autori i dyshuar e ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen, por shton se Policia dhe Prokuroria kanë prova të cilat dëshmojnë fajësinë e tij.

/Shqip.com