Ministria publikon çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
Publikuar:
(10.10.2022 08:07:52)

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin e çmimeve të derivateve.
Sipas MINT, çmimi maksimal i lejuar për Dizel është 1.70 euro për litër ndërsa, për Benzinë është 1.40 euro për litër.
Megjithatë, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.76 euro për litër.

Këto çmime janë valide që nga sot prej orës 10:00 deri me datën 12.09.2022 në orën e njëjtë.
/Shqip.com