Drejtori sportiv i Barcelonës e konfirmon tarifën të cilën do ta paguaj Atletico për Griezmannin

Barcelona ka ndarë rrugët me Antoine Griezmann.
Xavi, duke folur gjatë konferencës së tij për shtyp para ndeshjes, tashmë kishte konfirmuar se Barcelona dhe Atleti kanë arritur një marrëveshje për shitjen e Griezmann.

Ditën e sotme, të njëjtën gjë e ka transmetuar edhe drejtori sportiv i Barcelonës, Mateu Alemany, i cili ka zbuluar edhe tarifën e re të transferimit.
“Marrëveshja është përfunduar këtë javë, është bërë për 20/25 milionë euro, në varësi të bonuseve” , tha ai, siç transmetohet nga Fabrizio Romano.
Antoine Griezmann, Atletico player on permanent deal. Barça director Alemany: “Deal has been completed this week, it’s done for €20/25m depending on bonuses”. 🚨🇫🇷 #transfers
“It’s a massive, extraordinary deal for us because of Griezmann salary — and same for Coutinho”. pic.twitter.com/wj8LuFBF91
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 9, 2022
Ndërsa tarifa e transferimit është dukshëm më e vogël se sa shpresonte Barcelona, shkarkimi i Griezmann ishte shumë i rëndësishëm për shkak të pagës së tij të lartë.
Sulmuesi francez iu bashkua Barcelonën për një shifër marramendëse 120 milionë euro./Shqip.com
/Shqip.com