Sport Shqiptar

Bekim Isufi flet për gjasat e Kosovës

Zvicra, Izraeli, Rumania, Bjellorusia e Andorra do të jenë rivalët e Kosovës në kualifikimet për Kampionatin Evropian, i cili në vitin 2024 do të mbahet në Gjermani.

Pas shortit, reagimet ishin nga më të ndryshmet, ndërsa në përgjithësi vlerësohet se Kosova ka pasur fat.

Këtu mendon edhe trajneri i njohur kosovar, Bekimi Isufi, i cili në një prononcim për Shqip.com, tha: “Është short i mirë, madje mendoj se është shorti më i mirë që e kemi pasur ndonjëherë”. Isufi mendon se rivalët e Kosovës nuk janë përfaqësuese që nuk mund të kalohen. “Nuk duhet nënçmuar asnjë rival, por unë besoj se janë rivalë që mund të kalohen”, ka shtuar Isufi.

/Shqip.com