Martohet këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi
Publikuar:
(08.10.2022 21:41:24)
Dashuria mes këngëtarës së zhanrit popullor, Albina Kelmendi dhe biznesmenit, Valon Vataj është kurorëzuar me martesë.
Ishte vetë këngëtarja, Kelmendi që përmes rrjetit social Instagram ka shpërndarë fotografitë me vello së bashku me Valonin.
Në mbishkrimin e fotografive, shkruante “Ti i dhe kuptim jetës sime”.
Këngëtarja Albina Kelmendi tash e disa vite është në lidhje me Valon Vatajn, i cili e drejton njërën ndër kompanitë më të mëdha në vend në sektorin e ndërtimit./SHQIP.com

/Shqip.com