Fitore e pastër e Milanit ndaj Juventusit
Publikuar:
(08.10.2022 20:08:27)

Skuadra nga qyteti me po të njëjtin emër ka arritur që të shënoj fitore të pastër në derbin e javës në Serie A, me rezulat 2 me 0.
Ndeshja nisi me një dominim të lehtë të skuadrës mysafire, por në përfundim të pjesës së parë ndryshuan shifrat.
Ishte goli i mbrojtësit anglez të ekipës së Milan, Fikay Tomori që shënoi për të dërguar ekipen e tij në pushim me një gol avantazh.
Në pjesën e dytë skuadra milaneze shënoi edhe një herë përmes Brahim Diaz për të shënuar edhe rezultatin final të takimit.
Me këtë fitore skuadra e Milanit ngjitet në tabel, ndërsa Juventus vazhdon formën e dobët që e ka përcjellur tash e disa javë./SHQIP.com
/Shqip.com