Rozë

Elvana Gjata e mohon pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës në RTSH

Elvana Gjata

Këngtarja e njohur nga Shqipëria, Elvana Gjata, ka përgënjeshtruar lajmet se do të jetë pjesë e Festivalit të Këngës në RTSH, e që fituesi e përfaqëson vendin në Eurovizion.

Informacioni që kishte qarkulluar së fundmi ishte se dueti me Dhurata Dorën do të ishte kënga pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës.

Pra këngtarja Gjata ka hedhur poshtë spekulimet duke thënë se me Dhurata Dorën paraqiten vetëm në koncerte.

“Dy gjëra janë të sigurta: 1. Nuk konkurroj këtë vit për Eurivizion; 2. Sot me Dhurata Dora kemi koncert në Offenbach. Ju dua”, ka shkruar Gjata.

Kujtojmë se Festivali i Këngës organizohet nga Radio Televizioni Shqiptar dhe se qysh në muajin qershor janë hapur aplikimet për të konkurruar në edicionin e 61-të të Festivalit në RTSH./SHQIP.com

/Shqip.com