Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës nesër shënon 50 vjetorin e themelimit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se me rastin e 50 vjetorit të themelimit të Baletit Kombëtar të Kosovës do të organizoj një aktivitet në Sallën e Sportit “1 Tetori” në Prishtinë.

Me këtë rast para të pranishmëve do të flasin: Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, drejtori i Baletit Kombëtar, Sinan Kajtazi dhe gjenerata e vjetër e BKK-së.

Përveç fjalimeve, aktiviteti do të shënohet edhe me ndarjen e mirënjohjeve dhe prezantimin e Pullës Postare nga Posta e Kosovës për ndër të 50 vjetorit të themelimit të BKK-së.

Në fund do të mbahet edhe një koncert me rastin e përvjetorit./SHQIP.com

/Shqip.com