Lajme

Semaforët dalin nga funksioni, kolona të gjata në Prishtinë

Mesdita e së shtunës e ka gjetur Prishtinën mes një kaosi dhe kolonave të gjata.

Arsyeja është se në shumicën e rrugëve kryesore të kryeqytetit, semaforët janë ç’rregulluar dhe komunikacioni po zhvillohet vetëm me policë.

Udhëkryqi në rrugën “Bulevardi Bill Klinton” është në gjendje më të rënduar se sa pjesët e tjera të Prishtinës.

E njëjta situatë është edhe në udhëkryqet që lidhin rrugët “Agim Ramadani” me “Fehmi Lladrovci” dhe “Xheladin Rekaliu”.

Ende nuk dihen arsyet e mosfunksionimit të semaforëve në këto pjesë dhe gjendja po vazhdon të mbetet e njëjtë tash e 2 orë./Shqip.com

/Shqip.com