Lajme

Haziri: Nga nesër punëtorët e shtetit nuk mund të shkojnë në punë pa vaksinë ose test negativ PCR

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se nga e marta, punëtorët e shtetit, nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës nëse nuk kanë konfirmin të vaksinimit kundër COVID-19, njofton Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Komuna e Gjilanit ka bërë të ditur se ka marrë vendimin që shërbyesit civilë, zyrtarët public, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrëfikësit, punëtorët teknikë, nuk do të mund të shkojnë në punë nëse nuk kanë test PCR negativ ose certifikatë të vaksinës.

“Ndërkaq, kreu i Gjilanit ka nxjerr sot vendimin se nga nesër, (7 shtator 2021), punëtorët e shtetit, përfshirë shërbyesit civilë, zyrtarët publik, mjekët, infermierët, mësimdhënësit, zjarrfikësit, punëtorët teknikë etj., nuk do të mund të futen në vendet e tyre të punës pa konfirmim të vaksinimit, test PCR apo test rapid antigjen”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Tutje, në mbledhjen e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin e pandemisë COVID-19, Haziri ka bërë të ditur se deri më tash janë vaksinuar 49 mijë e 131 gjilanas.

Ndryshe, që nga filimi i pandemisë, në Komunën e Gjilanit janë shënuar nëntë mijë e 331 raste positive me COVID-19, ku 174 kanë vdekur, tetë mijë e 160 janë shëruar dhe 998 raste janë aktive./Shqip.com