“Të bën të ndjehesh fajtor për skamjen”, Tuna thotë që është një person tjetër pas kthimit nga Siria

Këngëtarja e njohur, Tuna Sejdiu është bërë pjesë e organizatës zvicerane “For Children Smile”, për t’u dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.
Ajo së bashku më këtë organizatë kanë filluar iniciativën e saj, ku destinacion kishin Sirinë.
Këngëtarja nga Shkupi pasi që është rikthyer nga atje ka shkruar në Instagram përjetimin e saj.
“Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë”.
“Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma”, ka shkruar këngëtarja nga Shkupi.

Tuna ka thënë se po ndjehet njeri tjetër, më e formësuar dhe shumë e lumtur më jetën që ka.
“U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mire”, ka përfunduar ajo./SHQIP.com