Sërish viktima në stadiumet e futbollit (VIDEO)

Pas skenave kaotike në Indonezi pesë ditë më parë, trazirat e reja të fansave kanë tronditur botën. Këtë herë ndodhi në Argjentinë, ku mbrëmjen e së enjtes u anulua ndeshja mes Gimnasia dhe Boca Juniors e vlefshme për javën e 23-të.
Të paktën një person ka mbetur i vrarë pas një përplasjeje të ashpër mes tifozëve dhe policisë. Trazirat e tifozëve kanë ndodhur para stadiumit sapo ka nisur ndeshja. Përleshja është përhapur në terren dhe më pas ka ndërhyrë policia.
Gjyqtari Herman Mastrangelo vendosi të ndërpresë ndeshjen në minutën e nëntë dhe policia u detyrua të përdorte gaz lotsjellës për të qetësuar trazirat.
Një zëdhënës i policisë ka thënë se oficerët thanë se ishte përdorur gaz lotsjellës për shkak të mungesës së sigurisë për të kontrolluar situatën. Një person ka mbetur i vrarë dhe disa janë plagosur rëndë.
/Shqip.com