(DOKUMENT) Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot nga AAK-ja në interpelancën ndaj Hekuran Muratit

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Në një njoftim nga Kuvendi i Kosovës thuhet së në këtë seancë do të mbahet interpelanca ndaj ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transferëve, Hekuran Muratit.
Lidhur më këtë nga Grupi Parlamentar i AAK-së kanë propozuar edhe një rezolutë.
Besnik Tahiri- Shef i Grupit Parlamentar ka bërë të ditur edhe pikën kryesore të rezolutës.
“Kjo është Rezoluta që do të propozohet sot për votim nga grupi ynë parlamentar: “Ndalja e presionit dhe cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore dhe ndërhyrjeve në kompetencat dhe autonominë e komunave. Ekzekutimi i pagave, nisja e dialogut me partnerët social në gjetjen e zgjidhjes për kërkesat e punëtorëve, përmes shtesave dhe Ligjit për Pagat”, ka bërë të ditur Tahiri.


Po ashtu është bërë e ditur se Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon që të ndalet diskriminimi i mësimdhënëseve dhe maltretimi i fëmijëve e prindërve.
“Krizat dhe jo stabiliteti nuk i duhet askujt! Sot, të dalin pagat dhe të vazhdojë normaliteti në vend” ka thënë Tahiri.
Interpelanca ndaj Hekuran Muratit pritet të nis në ora 10:00.
/Shqip.com