Sport Shqiptar

Trepça fiton Superkupën Mbarëkombëtare

Pas Yllit, Trepça ka mposhtur edhe Tiranën për të fituar Superkupën Mbarëkombëtare.

Skuadra nga Mitrovica e fitoi këtë ndeshje me rezultat të thellë 52:92.

Trepça e filloi dominimin që në çerekun e parë, duke e marrë epërsinë 15:35.

Çereku i dytë ishte më i barabartë, me Trepçën që triumfoi me vetëm tri pikë 18:21.

Në periudhën e tretë Trepça riktheu dominimin e plotë duke e lejuar kundërshtarin të shënojë vetëm tetë herë, kurse çereku i fundit përfundoi 11:10 për Tiranën.

Lojtarët më efikas ishin Brown-Carter e Kastrati me nga 15 dhe 16 pikë respektivisht.

Për asistime u dallua Grant që pati shtatë sosh./Shqip.com

/Shqip.com