25 raste aktive me COVID-19
Publikuar:
(06.10.2022 08:04:41)

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se aktualisht në Kosovë janë 25 raste aktive.
Duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes por janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19.
Gjatë këtij 24 orëshi është shëruar vetëm 6 persona.
MSH-ja së bashku me IKSHPK-në vazhdimisht kanë rekomanduar që të bëhet vaksinimi i qytetarëve. Por krahas kësaj ata kanë apeluar vazhdimisht që të ju përmbahemi masave preventive kundër COVID-19./Shqip.com
/Shqip.com