Sport Shqiptar

Boban i nis takimet, pritet nga ministri Çeku

Shefi i futbollit në UEFA, Zvonimir Boban i ka filluar takimet që do t’i ketë gjatë qëndrimit në Kosovë. Legjenda e futbollit kroat fillimisht është takuar me ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku.

Gjatë ditës, ai do të takohet edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama dhe me Komitetin Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës. Ndërsa pasdite do të  mbajë konferencë për medie në stadiumin “Fadil Vokrri”.

/Shqip.com