Lajçak zhvillon takim me zvsekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirslav Lajçak, është takuar me Zëvendës -Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mirce Geoana.
Kjo është bërë e ditur nga vetë Lajçak përmes një postimi në Twitter.
Temë e këtij takimi ishte dialogu midis Kosovës dhe Serbisë.
“E mirëprita mundësinë për t’u takuar me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana dhe ambasadorët, sot për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe Dialogun”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
Takimi I fundit midis delegacionit të Kosovës dhe Serbisë është mbajtur me 18 gusht.
Rreth dy javë më parë Lajçak qëndroi në Kosovë ku zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ndërsa në New York zhvilloi takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq
/Shqip.com