Shqipëria rrëmben tre pikë të arta kundër Hungarisë
Publikuar:
(05.09.2021 20:02:50)

Armando Broja i ka dhuruar Shqipërisë tre pikë tejet të rëndësishme në rrugëtimin për t’u kuaklifkuar në Kampionatin Botëror “Katari 2022”.
Edhe pse kuqezinjtë e kishin kontrollën e ndeshjes përgjatë gjithë takimit, u desh të pritej deri në minutën e 87-të, për të shjijuar pikët e plota.
Kjo fitore e Shqipërisë, i ngritë ata në vendin e dytë në tabelë më nëntë pikë, pozitë kjo e cila i siguron biletë për t’u kualifikuar në Botëror.
Në anën tjetër edhe Anglia ka shënuar fitore me rezultat 4-0 kundër Andorrës për të blinduar edhe më shumë vendin e parë.
Ndeshjen e radhës, skuadra e udhëhequr nga Edoardo Reja do e zhvillojë pas dy ditësh kundër San Marinos. /Shqip.com