Këshilli i Prindërve i reagon Qeverisë: Jemi të gatshëm për t’i ndihmuar financiarisht mësimdhënësit
Publikuar:
(04.10.2022 08:32:51)

Mosekzekutimi i pagave për mësimdhënësit ka shkaktuar paknaqësi të madhe jo vetëm në mesin e këtyre të fundit. Përmes rrjetit Facebook, ka reaguar edhe Këshilli i Prindërve.
Ata kanë shkruar se nëse nuk ekzekutohen pagat, këshilli do të organizohet për të mbledhur fonde që të ndihmojnë financiarisht mësimdhënësit.
Sipas tyre, kërkesat për hapjen e shkollave nuk ishin për t’i poshtëruar mësimdhënësit.
Gjatë ditës së djeshme ka reaguar edhe kreu i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ku e ka përmendur datën e 5 tetorit si afatin e fundit që Qeveria e ka për të ekzekutuar pagat./Shqip.com
