Lajme

Kërkohet të mos dilni në Parkun e Gërmisë – një ari po qarkullon

Parku i Gërmisë

Një Ari po raportohet të jetë në Parkun e Gërmisë, të dielën.

Për këtë kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët që të mos shkojnë në këtë park, deri në njoftim tjetër.

Ai ka shkruar në Facebook se ka marrë informacion nga Policia e Kosovës.

“Ariu nuk është pjesë e “Parkut të Arinjëve”, prandaj ekziston mundësia që i njëjti të ketë ardhur përmes shtigjeve malore që lidhen me pjesën e Gollakut”

“Rojat e pyllit janë duke u munduar të lokalizojnë Ariun por deri në një njoftim tjetër apelojmë të shmangni lëvizjet në Parkun e Gërmisë”, ka shkruar Ahmeti.

Parku i Gërmisë është i frekuentuar nga qytetarët, sidomos në ditët e vikendit. /Shqip.com