Trepça nuk kualifikohet në FIBA Europe Cup
Publikuar:
(27.09.2022 22:18:43)

KB Trepça nuk e ka arritur dot qëllimin.
Skuadra nga Mitrovica është mposhtur nga BG Gottingen me rezultat 76-62 dhe ka humbur gjasat për kualifikim në FIBA Europe Cup.
Ani pse tifozët ishin të “zjarrtë” dhe emocionet e arritën zenitin në palestrën “Minatori” – shifrat në semafor ishin në favor të mysafirëve.

Përkundër këtij eleminimi – Trepça po kalon në formë fenomenale – në Superligën e Kosovës.
Verdhezinjtë gjenden në vendine parë në tablelë – pasi në tri ndeshje të zhvilluara – ka arkëtuar po aq fitore.
Kualifikimin që ekipi mitrovicas nuk e arriti dot – do mundohet ta rrijë KB Prishtina – e cila neër do të përballet me fituesin e ndeshjes BC KalevCramo – KK Cedevita Junior./Shqip.com