Bllokohen rreth 120 minatorë pasi rrufeja dëmtoi rrymën në Trepçë
Publikuar:
(27.09.2022 14:49:17)

Afër 130 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës si pasojë e problemeve me energjinë elektrike.
Lajmi për Shqip.com është konfirmuar nga zyra për media e Trepçës.
“Janë bllokuar afër 130 minatorë, kjo ka ndodhur për shkak se ka ndodh një shkarkim i rrufesë e cila ka goditur disa izolatorë në rrjetin e përgjithshëm të rrymës. Bashkarisht me KESCO-n jemi duke punuar për ta zgjidhur këtë problem. Njëri izolatorë është rregulluar kurse tjetri është gati të rregullohet”, thuhet në përgjigjen e dhënë.
Ndërsa shtojnë se gjendja shëndetësore e minatorëve është e mirë dhe janë në vend të sigurt.
“Të gjithë janë mirë dhe të sigurt, besojmë se edhe pak do të dalin minatorët”, përfundon sqarimi nga Trepça./Shqip.com