Ademi: Nuk e kemi në plan të bëjmë shkarkime
Publikuar:
(26.09.2022 19:30:45)

Shkarkimi i selektorit të Përfaqësuses së Kosovës – Alain Giresse nuk është në planet e FFK-së.
Këtë e ka bërë të ditur për Shqip.com, i pari i kësaj federate – Agim Ademi.
Ademi tha se “nuk e kemi në plan të bëjmë shkarkime të tilla”.
Teksa, shtoi “kur ka diçka zyrtare – ne ju njoftojmë vet”.
Kosova gjendet në vendin e dytë – të Grupit 2 të në Ligën C – me vetëm gjashtë pikë të grumbulluara.
Gashtë më pak se Greqia që është lidere.
Dardanët – ndeshjen e rradhës e zhvillojnë kundër Qipros – me 27 shtator – në stadiumin “Fadil Vokrri” – me fillim nga ora 20:45. /Shqip.com