De Bruyne – “mjeshtër” i asistimeve në ishull
Publikuar:
(26.09.2022 14:01:57)

Kevin De Bruyne po vazhdon të dhurojë magji në ishull.
Mesfushori belg është asistuesi më i mirë në Premierligë – në sezonin aktual.
Në shtatë ndeshje të zhvilluara deri më tani – ai ka regjistruar gjashtë asistime – duke treguar që edhe këtë vit do jetë në formë të lartë.
Tashmë atij i duhen vetëm edhe dy asistime – për ta barazuar numrin që dhuroi sezonin e kaluar.
31 vjeçari po e zhvillon sezonin e tetë në “Etihad Stadium” ku pa asnjë dyshim – është shndrruar në legjendë.

Në total – ai është autor i 92 asistime në elitën e futbollit anglez – numër që flet shumë për klasin e tij.
De Bruyne ka kontratë me Cityn deri në vitin 2025, teksa në “Transfermarkt” vlerësohet 85 milionë euro. /Shqip.com