Simeone po e pret ftesën nga Argjentina
Publikuar:
(25.09.2022 16:17:11)

Ftesë nga kombëtarja nuk ka pranuar – ani pse shkëlqeu në sezonin e kaluar.
Por, Gio Simeone – ende po shpreson që do ta djersitë fanellën e Argjentinës – në Kupën e Botës “Katari 2022”.
Sulmuesi i Naplolit – në një prononcim për LL.Matino se “do të doja të isha pjesë e skuadrës së Argjentinës për Kupën e Botës, por kurrë nuk jam thirrur pavarësisht se kam shënuar 17 gola në Serie A”.
Ai po ashtu shtoi se “shpresoj që një ditë të ketë pak hapësirë për mua”.
27 vjeçari – është në formë huazimi te Napoli deri në fund të këtij kampionati – teksa kartonin e tij e ka Cagliari.
Me napoletanët ai ka zhvilluar gjashtë ndeshje deri më tani – teksa është autor i dy golave.
Giovani është djali i trajnerit të Atletico Madrid, Diego Simeones./Shqip.com