Vritet një person në Kolovicë të Prishtinës

Sot gjatë ditës së diele, një person është vrarë në lagjen Kolovica në Prishtinë.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Sipas Ulajt, një person është shoqëruar në stacionin policor ndërsa, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Prokurorja kujdestare nga Departamenti i Krimeve të Rënda është njoftuar nga policia për një rast që ka ndodhur sot në Kolovicë, me ç’rast e njëjta i është përgjigjur vendit të ngjarjes bashkë me njësite e tjera relevante. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një armë e zjarrit, ku me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion, derisa një person tjetër është shoqëruar në stacionin policor”, tha Ulaj.
Sipas Ulajt, prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore nga vendi i ngjarjes me qëllim të ndriçimit të gjitha rrethanave të këtij rasti./Shqip.com