Osmani mbanë diskutim me studentë të Fordham University, bisedon për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon të qëndrojë për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës në SHBA, Osmani ka zhvilluar shumë takime por dy prej më të rëndësishmeve ishte ai me presidentin e SHBA-së Joe Biden dhe Sekretarin Amerikan Antony Blinken.
E gjatë ditës së sotme ajo ka zhvilluar një diskutim me studentë të Fordham University, në New York.
Osmani është shprehur së në këtë bashkëbisedim ka folur për sistemin e drejtësisë dhe sundimin e ligjit.

“Diskutimi im me profesorë e studentë të Fordham University në New York. Bashkëbiseduam për reformat në sistemin e drejtësisë, sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës” ka shkruar Osmani.
Po ashtu Osmani pos Biden e Blinken ka zhvilluar edhe një takim me Emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak./Shqip.com