Sport Ndërkombëtar

Hearn: Kontrata ndërmjet Furyt e Joshuas nuk do të nënshkruhet të hënën

Joshua-Fury

Edhe pse lufta është konfirmuar – ende nuk ka marrëveshje ndërmjet Tyson Furyt dhe Anthony Joshuas.

E sipas promotorit Eddie Hearn nuk gjasa që kontrata për titullin e botës në kategorinë e rëndë të nënshkruhet as të hënën, shkruan BBC.

E hëna është afati i fundit i vendosur nga ekipi i Furyt për të arritur marrëveshje.

“Nëse ai [Fury] dëshiron vërtet të luftojë, ai do t’i lërë skuadrat të merren me të,” tha promovuesi i Joshua, Hearn në Seconds Out.

Të premten Fury tha se kundërshtari i tij nuk donte të luftonte më tre dhjetor, por ai insistoi se ai do të luftojë më atë datë.

Derisa, ekipi i Joshuas tha se ata “kanë pranuar të gjitha kushtet” për ofertën.

Warren tha se “nuk duhet të ketë një arsye” pse kontrata nuk mund të nënshkruhet të hënën./Shqip.com