Sport Shqiptar

Rashica: Nesër do futemi në lojë vetëm për rezultat pozitiv

Milot Rashica flet para ndeshjes ndaj Greqisë

Numri shtatë i Përfaqësues së Kosovës, Milot Rashica, ka theksuar se në ndeshjen ndaj Greqisë, “Dardanët” do hynë vetëm për fitore.

“Nesër do futemi në lojë vetëm për rezultat pozitv. Jemi në situatë krejt tjetër nga ndeshjet e kaluara. Besoj dhe shpresoj që ndeshja me Gjeorgjinë ka treguar që luajmë mire” tha fillimisht futbollisti i Norwich City, transmeton shqip.com.

Ai tha gjithashtu se shansat janë të mëdha që Kosova të dalë me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

“Besoj që gjithë e dinë që ne luajmë mirë në lojën ofensive. Në këso ndeshje detajet vendosin. Besoj dhe shpresoj ta bëjmë lojën tonë. Edhe në ndeshjen e kaluar patëm raste të mira dhe rastet që nga jepen duhet t’i shfrytëzojmë’’ shtoi 25 vjeçari.

Vushtriasi, foli edhe për trasnferimin e tij tek Norwichi dhe adaptimin në futbollin anglez.

“Dihet intensiteti i ndeshjeve që luhet në Premier League dhe ushtrimet janë tjera prej Bundesliga dhe ligës së Holandës. Besoj jam përgatit mirë. Ndeshjet e para vështirë, por besoj se do të kemi rezultate të mira” u shpreh ish-futbollisti i Norwich City.

Rikthimi tij në Përfaqësuse, do te jetë një ndihmë e madhe për repartin ofensiv, teksa mbetet të shihet nëse Challandes do i besojë atij nga minuta e parë e ndeshjes ./Shqip.com