Rozë

I përmendi modeles shqiptare Dubain në spektakël, Ami flet për komentet e Ermalit

Arta Nitaj

Moderatorja, Armanda Toska është një ndër femrat më të bukura të showbizit shqiptare.

Ajo ka vite që është e martuar me Ermal Mamaqin dhe raporti i tyre asnjëherë nuk është komentuar për ndonjë ndarje të mundshme.

Së fundmi burri i saj është bërë pjesë e juries së “Dancing With me”, ku ka komentuar edhe vallëzimet e konkurrenteve.

Një nga ta ishte edhe modelja Nita, e cila është komentuar shume për shkuarjet e shpeshta në Dubai.

Modelja dhe aktorja, Arta Nitaj,

Këtë gjë ia ka përmendur edhe Ermali, ku u tha se në prapaskenë kjo gjë e ka bërë që të qajë.

Në një bisedë virtuale që ka realizuar me ndjekësit në Instagram, Amarda Toska ka folur dhe për ngjarjen më të fundit në të cilën u përfshi bashkëshorti i saj, Ermal Mamaqi. Njëri prej ndjekësve e ka pyetur Amin nëse “e këshillon ndonjëherë Ermalin për komentet që jep publikisht?”

“Ne komunikojmë shumë për çdo gjë që e quajmë të rëndësishme. Ndërsa për atë që thotë në publik nuk mendoj se duhet të këshillohet akoma se është boll i përgjegjshëm se çfarë thotë. Ermali ka një të mirë të madhe që është shumë i hapur ta thotë troç atë që mendon dhe kështu bën. Kuptohet që në disa raste ka edhe të lënduar.“, ka shkruar ajo./SHQIP.com