Tsunoda do të mbetet pjesë e Alpha Taurit edhe për sezonin 2023

Japonezi, Yuki Tsunoda do të mbetet pjesë e skuadrës së Red Bull, Alpha Tauri edhe për stinorin 2023.
22-vjeçari ka pasur paraqitje mjaft të mira duke bërë kështu që ai të ruaj vendin e vetë në skuadër.
HE’S STAYING FOR 2023! 🤙 🎉 @yukitsunoda07
check out the full story 👉 https://t.co/uePKoc4RI0 pic.twitter.com/vgrLHrZPCm
— Scuderia AlphaTauri (@AlphaTauriF1) September 22, 2022
“Yuki është një shofer shumë i talentuar dhe është përmirësuar shumë këtë sezon. Ritmi që ai ka treguar kohët e fundit është dëshmi e qartë e një kurbe të pjerrët të të mësuarit, e cila dëshmon se ai meriton një vend në F1”, tha drejtori i ekipit Franz Tost.
Në teori, Tsunoda do të jetë partner sërish në vitin 2023 nga francezi Gasly, për të cilin Alpha Tauri tashmë ka njoftuar se është nën kontratë për sezonin e ardhshëm.
BREAKING: Yuki Tsunoda will stay on at @AlphaTauriF1 in 2023
おめでとう、裕毅! #F1 pic.twitter.com/rKjarX9Ks1
— Formula 1 (@F1) September 22, 2022
Megjithatë, Gasly thuhet të jetë objektivi numër një për Alpine pas humbjes së skuadrës franceze të Fernando Alonso dhe shoferit të tyre rezervë Oscar Piastri muajin e kaluar.
Alonso preferoi të transferohej te Aston Martin kur Alpine nuk do t’i ofronte kushtet që donte – veçanërisht një kontratë dyvjeçare – dhe Piastri humbi durimin me atë që ai e shihte si mospërputhje të Alpine dhe nënshkroi për McLaren./Shqip.com