Gardiani i Trepçës 89 – ftohet nga Kongo
Publikuar:
(21.09.2022 13:05:47)

Po shkëlqen në Superligën e Kosovës – dhe kjo i është shpërblyer.
Marly Prince ka pranuar ftesë nga kombëtarja e Kongos.
Lajmin e ka bërë të ditur Trepça 89 – skuadër me të cilin ai po paraqitet.
“Prince tani është bashkuar me ekipin ne Moroko ku dhe do të zhvillojnë ndeshjet e tyre” – thuhet në postimin e klubit.
Gardiani 23 vjeçar po e zhvillon një sezon të jashtëzakonshme me ekipin mitrovicas – dhe me intervenimet e tij është shndrruar në hero – disa herë.
Marley – u bë pjesë e Trepçës 89 në sezonin 2021/2022, teksa paraprakisht ishte pjesë e Vushtrrisë. /Shqip.com